Mëngjesin e sotëm në Prishtinë, një veturë ka goditur një këmbësor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth orës 10:00, në rrugën ”Llapi”,në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori, ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.