Lëvizja Vetëvendosje tani është partia politike që ka më së paku komuna nën drejtimin e saj.
Edhe pse pritej që në balotazh gjërat të ndryshonin, për Vetëvendosjen thuajse mbetën të njëjta në aspektin e përfshirjes në komuna.
Nga dy komuna të cilat drejtoi në kuadër të Zgjedhjeve Lokale në 2017, nga mbrëmë Vetëvendosje do të ketë dy komuna më tepër.
Por ajo që duhet theksuar është fakti se Lëvizja Vetëvendosje humbi dy nga tri komunat që po udhëhiqte së fundi.
Derisa së fundi po drejtonte edhe Podujevën, si dhe Prizrenin e Mitrovicën e Jugut. Vetëvendosje tash e tutje do të ketë vetëm Podujevën.
Nga balotazhi i djeshëm, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Mytaher Haskuka humbi përballë kandidatit të PDK-së, Shaqir Totaj.
E ngjashëm ndodhi edhe në Mitrovicën e jugut, ku që në raundin e parë kandidati i VV-së, Agim Bahtiri humbi nga kundërkandidati i tij nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza.
Vetëvendosjes i mbeti nën drejtim Komuna e Podujevës, me kandidatin Shpejtim Bulliqi.
Bulliqi i cili u zgjodh kryetarë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme herën e kaluar arriti që të mbledhë votat e mjaftueshme edhe në balotazhin e djeshëm.
Bulliqi mundi kundërkandidatin e tij nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni.
Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje arriti të fitojë vetëm në Podujevë, Kamenicë, Shtime dhe Gjilan.
Komuna e Podujevës do të drejtohet nga Shpejtim Bulliqi, ajo e Gjilanit nga Alban Hyseni, e Kamenicës nga Kadri Rrahimaj dhe në Shtime nga Qemajl Aliu./