Komuna e Malishevës ka njoftuar se aktualisht në këtë komunë janë edhe katër raste aktive me koronavirus.
Në njoftimin e kësaj komune thuhet se sot në këtë komunë nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus, teksa është shëruar një person.
“Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar nga Covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Numri i rasteve aktive bie në 4 raste. Këto të dhëna janë të konfirmuara përmes komunikimit të rregullt të IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, me shtabin emergjent komunal në Malishevë”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar nga Covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Numri i rasteve aktive bie në 4 raste. Këto të dhëna janë të konfirmuara përmes komunikimit të rregullt të IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, me shtabin emergjent komunal në Malishevë.
Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga regjistrimi i rastit të parë, më 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 1121 raste me Covid-19, prej tyre 1067 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 4 persona.
Pavarësisht gjendjes së qëndrueshme me Covid-19, Shtabi Emergjent i Komunës së Malishevës, vazhdon të jetë në përcjellje të vazhdueshme të situatës, dhe me këtë rast ju bën thirrje të gjithë qytetarëve, që masat dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, ti respektojnë në përpikëri, në mënyrë që të mos përhapet më shumë kjo sëmundje.