Vetëm 5 mijë e 41 doza të vaksinave janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga kjo ministri kanë treguar se deri tani numri i dozave të administruara ka shkuar në 1 milion e 379 mijë e 793.
812 mijë e 513 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.
“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.041 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.379.793 doza të vaksinës. Deri më sot 567.280 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar po ashtu më pak persona.
Nga testimi i 1 mijë e 515 personave, 7 kanë rezultuar pozitiv për COVID-19, ndërsa 1 person ka vdekur si pasojë e këtij virusi.