Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaVetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, pëson lëndime një person

Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, pëson lëndime një person

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur rreth orës 17:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor, derisa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Rastin  e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

”Sot para orës 17:00, në autostradën Prizren – Prishtinë, km 29 është raportuar për një aksident trafiku. Njësiti policor ka dal në lokacion dhe sipas informacioneve në këtë rast është është përfshirë vetëm një veturë, pra kemi të bëjmë me vetaksident”, tha ai.

“Përveç dëmeve materiale, një person ka marrë lëndime trupore i cili është përcjell për trajtim mjekësor, përderisa njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostradave është marrë me rastin”, shtoi tutje Hoxha.

Zëdhënësi i Policisë apeloi tek vozitësit që të jenë të kujdesshëm gjatë ngasjes së veturës.

“Rastet e tilla shpesh po përfundojnë me fatalitet. Tejkalimi i shpejtësisë, përdorimi i telefonave mobil gjatë vozitjes, janë tepër shqetësuese prandaj kërkojmë respektimin e rregullave në trafik nga të gjithë pjesëmarrësit në rrugë, në veçanti drejtuesit e automjeteve të shmangin veprimet e pasigurta që mund të rezultojnë me pasoja të rënda për ta dhe pjesëmarrësit e tjerë”, përfundoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments