Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka folur para mediave për tollovinë që është shkaktuar sot në Kuvend.
Teksa ka kërkuar shkarkimin e Donika Gërvallës ai tha se do t’i përdorin të gjitha mjetet demokoratike që ajo të lirohet nga detyra.
“Ne kërkojmë dhe do të përdorim të gjitha mjetet demokratike që kësaj ministre t’i pamundësohet ushtrimi i detyrës si Ministre e punëve të Jashtme”, tha ai.
Tahiri tutje ka thënë se PDK-ja nuk do të kthehet në sallë.
“Ne nuk do të kthehemi në seancë sepse mazhoranca e ka pamundësuar rikthimin tonë”, shtoi ai.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, tha se ishin deputetët e PDK-së që u fyen nga pozita.
Megjithatë, ai nuk e ka mohuar që edhe deputetët e partisë së tij janë sillur njejtë.
“Ju e pat sjelljen e tyre, në raport me grupin tonë parlamentar. Në mungesë të fakteve ne patëm fyerje të vazhdueshme. Ne presim që të thirret Kryesia e Kuvendit dhe të dakordohemi për mënyrën e vazhdimit të seancës. Me që po kërkon shpjegimin e kësaj ngjarje, ne thamë se do ta lirojmë sallën”
” Ne ishim duke dalë dhe fyerjet dhe ofendimet nuk u dhanë nga ne, sepse ishim te dera, fyerjet na u dhanë nga mbrapa, na u vërsulën, ata erdhën te ne, edhe mund te këtë dikush ndonjë fjalë, sepse ishte në mënyrë masive që u përdor gjuhë rrugaqërie. Edhe mund të ketë ndokush nga deputettët tanë po ata në vazhdimësi u sulmuan nga mazhoranca”, shtoi ai.