Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaVërshimet i morën përgjithmonë nusën dhe nipin, flet kryefamiljari i familjes Ademaj,...

Vërshimet i morën përgjithmonë nusën dhe nipin, flet kryefamiljari i familjes Ademaj, 6 muaj pas fatkeqësisë në Pejë

Mbrëmja e 24 qeshorit të vitit 2023 u kthye në tragjedi për familjen Ademaj.

Dy anëtarët e kësaj familje, Mirasada dhe Dion Ademaj humbën jetën si pasojë e vërshimeve.

Lumi “Qokolica” doli nga shtrati dhe uji mori një pjesë të qytetit të Pejës duke shkaktuar dëme të mëdha.

Në një intervistë për Indeksonline, ka folur kryefamiljari Milaim Ademaj, të cilit vërshimet i morën përgjithmonë nusen dhe nipin.

Ademaj ka treguar për gjendjen shëndetësore të djalit të tij dhe fëmijëve.

“Edhe ai po ka probleme shëndetësore me veshkë, pasi i ka ra me nejtë gati 3-4 orë në ujë tu u mundu me e nxerrë bashkëshorten, po është i ri e merr veten, s’kemi çka me bo”, ka thënë ai.

Ndërsa komuna i’a ka premtuar një shumë të hollash, por deri më tani ende nuk ka marur asnjë ndihmë.

“Jemi tu nejt te ni banesë, na e ka lshu ni kojshi pa pagesë, dy djemtë tjerë janë me qera, se ktu kemi jetu të gjithë e na u duft me u shpërnda.

Po presim nga komuna, nga qeveria. Premtu na kanë po hala kurgjo nuk ka, po e shihni edhe gjendjen që 6 muaj”, ka thënë Ademaj.

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë.

https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=1332009724171843

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments