Për shkak të moslejimit të mbajtjes së tyre në territorin e Kosovës, shumë serbë kanë udhëtuar herët për në Serbi, për të ushtruar të drejten e tyre të votës.

Me dhjetëra autobusë që u nisen nga Mitrovica në orët e hershme të mëngjesit, veriu i Kosovës tashmë është i qetë.

Në rrugë nuk shihen shumë qytetarë, teksa situata atje është stabile, raporton Indeksonline.

Ndërkohë, në zgjedhjet në Serbi, do të votojnë edhe qindra shqiptarë nga Presheva, Medvegja e Bujanoci.

Ata garojnë me dy lista dhe synojnë të nxënë 3 ose 4 ulëse në Kuvend.