Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeVeprimet e qeverisë dhe dhuna ndaj KFOR’it, reagon Blinken: Këto janë kërkesa...

Veprimet e qeverisë dhe dhuna ndaj KFOR’it, reagon Blinken: Këto janë kërkesa e tij ndaj Kurtit

Sekretarit amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se SHBA’ja dënon dhunën e papranueshme kundër trupave të KFOR’it të udhëhequr nga NATO, forcave të rendit dhe gazetarëve, ndërsa u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ndërmarrin veprime që të ulin menjëherë tensionet. Ai gjithashtu ka thënë se veprimet e panevojshme të Qeverisë Kurti që me forcë të vendoset në ndërtesat komunale ka përshkallëzuar tensione.

Përmes një deklarate, Blinken ka thënë SHBA dënon dhunën ndaj KFOR-it të udhëhequr nga NATO, forcave të rendit dhe gazetarëve.

Ndërsa ka theksuar se vendimi i Qeverisë së Kosovë që më forcë të hyjë në ndërtesat komunale ka përshkallëzuar tensionet në mënyrë të panevojshme.

Tutje ai ka pasur dy kërkesa ndaj Qeverisë e Kurtit, për të siguruar që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacione alternative jashtë ndërtesave komunale dhe të tërheqin forcat policore nga afërsia.

Numri dy i SHBA’së ka bërë thirrje gjithashtu që Qeveria e Serbisë dhe Presidenti serb Aleksandër Vucic të ulin statusin e sigurisë së Forcave të Armatosura Serbe dhe t’u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të përmbahen nga dhuna e mëtejshme.

Deklarata e plotë:

U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur tensionet. Shtetet e Bashkuara dënojnë dhunën e papranueshme dje kundër trupave të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, forcave të rendit dhe gazetarëve.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale përshkallëzoi tensionet në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme. Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij duhet të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacione alternative jashtë ndërtesave komunale dhe të tërheqin forcat policore nga afërsia. Presidenti Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë duhet të ulin statusin e sigurisë së Forcave të Armatosura Serbe dhe t’u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të ndalojnë së sfiduari KFOR’in dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejshme.

Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet menjëherë të angazhohen në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments