Ministria e Shëndetësisë ka iniciuar edhe një nismë të re në mënyrë që të ndikojë në rritjen e interesimit dhe informimit për vaksinim anti-COVID.
Këtë po e bënë përmes një kodi i cili do të shtypet nëpër fletëpagesa, kuponë fiskalë që lëshohen nga kompanitë publike dhe private për klientët e tyre, të cilët marrin shërbime të ndryshme.
E, krejt kjo bëhet e qasshme në momentin kur kodin e shtypur në një fletëpagesë e ekspozon para kamerës së një telefoni të mençur, dhe vetëm me një klikë e qasje në internet, shfaqen të gjitha të dhënat se ku janë lokacionet e vaksinimit në vend.
Një gjë të tillë tashmë e ka nisur Posta e Kosovës.
Mirëpo ditëve në vijim kjo pritet të zgjerohet edhe nëpër kompani të tjera, madje edhe në hapësira publike.
Aktualisht në vend janë administruar mbi një milion e 600 mijë doza të vaksinës dhe çdo qytetarë mund ta bëjë një gjë të tillë kudo dhe kurdo, pa rëndësi vendbanimi e shtetësie.