Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaVendosja e tiketave ngjitëse në targa, Sveçla e Mazreku shkojnë në pikat...

Vendosja e tiketave ngjitëse në targa, Sveçla e Mazreku shkojnë në pikat kufitare

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, kanë qëndruar sot në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, pas hyrjes në fuqi të pikës së dytë të marrëveshjes së Brukselit, për vendosjen e tiketave ngjitëse në targa.

Mëngjesin e sotëm ka nisur zbatimi i pikës së dytë të marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel, për vendosjen e tiketave ngjitëse (stikerave) në targat e veturave të Kosovës dhe atyre të Serbisë.

Për të mbikëqyrë nga afër këtë proces, në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak kanë dalë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i BKS-së, Sami Mazreku.

Ndryshe, në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, për 13 ditë me radhë serbët kishin bllokuar qarkullimin, pas vendosjes së masës së reciproteitetit për targat serbe, nga Qeveria e Kosovës.

Pas 13 ditësh, këto pika u liruan, pasi në Bruksel u nënshkrua marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Largimi i barrikadave të serbëve dhe Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, ishte pika e parë e marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel.

Ndërkaq vendosja e tiketave ngjitëse në targat e veturave, që ka filluar të zbatohet sot, është pika e dytë e kësaj marrëveshjeje.

Pika e tretë parasheh që më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të BE-së, Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje të përhershme.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments