Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaVendimi për policët e kidnapuar, Gjykata e Lartë në Kralevë nuk jep...

Vendimi për policët e kidnapuar, Gjykata e Lartë në Kralevë nuk jep informata

Gjykata e Lartë në Kralevë nuk ka dhënë informacione lidhur me vendimin për lirimin ose jo të tre policëve të Kosovës të kidnapuar ditë më parë nga forcat serbe në territorin e Kosovës.

Telegrafi ka kontaktuar në këtë Gjykatë dhe një zyrtare e kësaj Gjykate tha se nuk ka informata, pavarësisht se ka kaluar afati 48 orësh i paraburgimit.

“Nuk mund të jap asnjë informacion”, tha shkurt ajo.

Ndërkaq, avokati serb, Çedomir Stojkoviq sot në një postim në Twitter tha se afati 48 orësh i paraburgimit kalon në 12:38.

Sipas tij, policët e Kosovës duhet të lirohen dhe se nuk ka asnjë bazë reale ligjore për ndalimin e tyre.

Ai tha se nëse nuk lirohen, kjo do të thotë se Serbia po shkel Marrëveshjen e Brukselit, por edhe se nuk ka ndërmend paqen me Kosovën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments