Përmirësimi i gjendjes te klubi i madh kosovar i futbollit, Vëllaznimi nuk është afër.
Problemet e mëdha financiare te klubi gjakovar janë të pranishme tash e një kohë të gjatë dhe nuk po shihet dritë në fund të tunelit.
Tifozët e klubit nga Gjakova shpresat po i mbajnë te kryetari i komunës, Ardian Gjini.
“Shpresojmë që së shpejti kryetari i rizgjedhur Ardian Gjini ta mbajë Kuvendin e Punës të klubit( që nuk ështe mbajtur tash e disa vite ) ku duhet të zgjidhet kryesia e re e klubit dhe së dyti te mbahet takim me donatorët e interesuar per ta financuar Vellaznimin të cilët përmes ligjit të sponzorizimit mund të kontribojnë për klubin e qytetit”, thuhet në postimin e tifozëve në Facebook.
Tutje, aty tregohet se lojtarët nuk janë paguar që 3 muaj.
“Lojtarët tash e disa javë janë larguar nga klubi pasi nuk janë paguar qe 3 muaj”, thuhej në postim.