Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaVëllai i Blerim Velës e dreqos sërish – shkruan për analfabetizëm, por...

Vëllai i Blerim Velës e dreqos sërish – shkruan për analfabetizëm, por e “masakron” gjuhën shqipe

Ish-kandidati i Lëvizjes “Vetëvendosje” për deputet, Driton Vela, përmes një postimi në Facebook, e dreqosi sërish. Përderisa u mundua të thotë diçka për analfabetizmin, e “masakroi” gjuhën shqipe.

“Prej analfabetëve funksional e militantëve partiak kalojmë në ambasadorë si Dren Doli, djalosh i jashtëzakonshëm!”, shkroi Vela në Facebook.

Si për ironi, duket se edhe vetë Vela mund të futet në grupin e parë, të përmendur në postimin e tij, sepse bie në sy mungesa e njohurive për formimin e shumësit të emrave të gjinisë mashkullore në gjuhën shqipe.

Më saktësisht, i ka shkruar në njëjës mbiemrat “funksional” e “partiak”, ndonëse ata janë të vendosur pas emrave në numrin shumës – “analfabetëve” e “militantëve”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments