Kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Erion Veliaj është fituesi i zgjedhjeve në Tiranë, i cili ka regjistruar një rezultat të lartë në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Veliaj ka mundur thellë kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçin, duke e çuar diferencën në gati 60 mijë vota.
Nga të dhënat zyrtare të KQZ-së, Veliaj rezulton fitues në të 27 njësitë që ka Tirana.
Kjo është fitorja më e thellë qe ka regjistruar ndonjëherë një kandidat në historinë e Tiranës, duke shënuar në këtë mënyrë edhe një nga humbjet më të thella të opozitës