Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeVela: Versioni i statutit të Asociacionit i ngjashëm me atë të Vojvodinës,...

Vela: Versioni i statutit të Asociacionit i ngjashëm me atë të Vojvodinës, nuk do të kalojë

Blerim Vela, shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, ka deklaruar se versioni i statutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, i cili u prezantua mbrëmë në Bruksel është i ngjashëm me atë të Vojvodinës.

Vela tha se qëllimi i Serbisë është rikonstituimi i autonomisë me qëllim që institucionet e Kosovës të mbeten të pavlefshme.

“Ky Asociacion nuk do të kalojë”, tha Vela.

Ndryshe sot në orët e hershme të mëngjesit, janë liruar nga detyra zyrtare katër anëtarët serbë që ishin të ngarkuar me hartimin e draftit.

Ky grup ishte i udhëhequr nga deputetja serbe, Danijela Vujçiq.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments