Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaVela nga zyra e presidencës i reagon Petkoviqit: Kosova ka dëshmuar me...

Vela nga zyra e presidencës i reagon Petkoviqit: Kosova ka dëshmuar me shekuj që mbron trashëgiminë kulturore

Shefi i kabinetit të zyrës së presidencës së Kosovës, Blerim Vela i ka reaguar drejtorit të ashtuquajturës zyre për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq rreth deklarimeve që bëri se po sulmohen objektet fetare të popullit serbë në Kosovë.

Deklarata këto që Petkoviq i bëri pas takimit që kishte me patriarkun serb nga Kosova. Për çka Vela thotë se zyrtarët serbë po rrisin tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Vela thekson se Kosova ka dëshmuar prej shekujsh përkushtimin e saj për të mbrojtur trashëgimin e sa j kulturore e fetare.

“Zyrtarët e Serbisë vazhdojnë fushatën e tyre të dezinformimit me pretendime të pabazuara, të cilat vetëm rrisin tensionet midis vendeve tona. Kosova ka dëshmuar prej shekujsh përkushtimin e saj për të mbrojtur trashëgiminë e saj kulturore/fetare”, ka shkruar Vela në Twitter.

Kjo deklaratë e Velës erdhi pasi që Petkoviq tha se “Sulmet ndaj faltoreve tona kanë për qëllim dëbimin e popullit serb nga vatrat shekullore, zhdukjen e së kaluarës shpirtërore, me qëllim që të shkatërrojnë çdo gjurmë të vazhdimësisë historike të popullit dhe shtetit serb në Kosovë dhe Metohi”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments