Vedat Muriqi e pati një sezon të jashtëzakonshëm në La Liga.
Ylli kosovar e ndihmoi Mallorcan të mbetej në ligë duke i realizuar 15 gola dhe duke i bërë 3 asistime në kampionatin spanjoll, ndërsa e pati edhe një gol e një asistim në Copa del Rey.
Ai ishte njëri prej golashënuesve më të mirë të La Ligas.
Por, është një aspekt ku prizrenasi e mbajti primatin deri në fund të sezonit 2022/23.
Më saktësisht, në atë të më së shumti dueleve të fituar në ajër.
Sulmuesi i Mallorcas i fitoi 199 duele në ajër, ndërsa u ndoq nga Joselu, që i kishte 174.
Natyrisht, arma më e fortë e Muriqit janë goditjet me kokë pasi në këtë mënyrë i shënon pjesën dërrmuese të golave.
Ai ndërkohë e fiton pjesën dërrmuese të dueleve në ajër duke “fluturuar” më së larti.