Monday, November 25, 2024
HomeBotaVdes tragjikisht punonjësja e ambasadës së Zvicrës në Iran

Vdes tragjikisht punonjësja e ambasadës së Zvicrës në Iran

Ministria e Jashtme e Zvicrës tha se një punonjëse në ambasadën e saj në Iran ka vdekur në një aksident.

Sipas agjencive iraniane të lajmeve, ajo ka rënë nga një ndërtesë shumëkatëshe, pranë Teheranit.

Ministria e Jashtme zvicerane tha se ajo dhe ministri i Jashtëm, Ignazio Cassis, janë të tronditur nga vdekja tragjike dhe se i shprehin ngushëllimet më të thella familjes.

Cassis tha se autoritetet zvicerane janë në kontakt me familjen e gruas.

Ministria nuk e identifikoi viktimën dhe nuk dha detaje mbi aksidentin.

Policia iraniane tha se ka hapur hetime të rastit.

Agjencia iraniane e lajmeve Mehr citoi zëdhënësin e shërbimit të emergjencave, Mojtaba Khaledi, të ketë thënë se viktima ka qenë sekretare e parë në Ambasadën e Zvicrës dhe se është gjetur e vdekur pasi ka rënë nga një ndërtesë shumëkatëshe në Kamranieh, aty ku edhe ka jetuar.

Kamranieh ndodhet në skajin verior të kryeqytetit Teheran.

Khaledi tha se trupi i diplomates u gjet nga një kopshtar.

“Shkaku i rënies së saj nuk është përcaktuar ende”, tha Khaledi.

Diplomatja ka qenë 51 vjeçe, njoftoi agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve ISNA.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments