Një shtatzënë 28-vjeçare nga Vushtrria ka vdekur pas infektimit me COVID-19.
Bëhet fjalë për Liberta Selacin, me profesion grimere.
Për vdekjen e saj kanë njoftuar edhe familjarët.
Ata kanë njoftuar se varrimi bëhet sot në varrezat e fshatit në prezencë të familjarëve të ngushtë dhe nuk do të ketë të pame.