Një person ka ndërruar jetë në Spitalin Gjakovës, pasi është goditur me traktor nga një person tjetër.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur në Rahovec të mërkurën.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar duke lëvizur mbrapa me traktor, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima pasi ka arritur në spitalin e Gjakovës ka ndërruar jetë, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.