Një person ka ndërruar jetë dje në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Rasti ka ndodhur në rrugën “28 Nëntori”, rreth orës 11:32.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.