Një grua ka ndërruar jetë, teksa po udhëtonte me aeroplan nga Zvicra në Kosovë.
Të njëjtës sipas policisë i është keqësuar gjendja shëndetësore gjatë fluturimit.
Ndërsa, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se viktima femër kosovare derisa ishte duke fluturuar në arritje nga Zvicra, i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe pasi është kontrolluar nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.