Saturday, November 16, 2024
HomeLajmeKosovaVdes një fëmijë 2 vjeçar në QKUK, ishte infektuar me COVID-19

Vdes një fëmijë 2 vjeçar në QKUK, ishte infektuar me COVID-19

Ka vdekur një fëmijë dy vjeçar nga Covid-19 në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.

Një fëmijë i moshës 2-vjeçare ka ndërruar jetë sot në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare.
Fëmija ishte i prekur nga Covid-19, si dhe kishte disa diagnoza të tjera. Gazeta Shneta ka biseduar për rastin me zyrtarë të SHSKUK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë, por kanë hezituar ta konfirmojnë lajmin me kërkesë se duhet të përputhen të dhënat me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

Para dy ditësh ka vdekur edhe një foshnje tri javëshe në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK. Ndërkaq në 24 orët e fundit janë raportuar 28 viktima.

Nga fillimi i pandemisë deri më sot në Kosovë kanë vdekur 2685 qytetarë të sëmurë me Covid-19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments