Saturday, November 16, 2024
HomeLajmeKosovaVdes një 22-vjeçare nga koronavirusi në Gjilan

Vdes një 22-vjeçare nga koronavirusi në Gjilan

Një 22-vjeçare nga Gjilani ka vdekur sot si pasojë e COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar drejtori klinik i Spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismajli.

Ai tha se 22-vjeçarja fillimisht ka kërkuar ndihmë në Spitalin e Gjilanit, por që e njëjta është dërguar në QKUK për shkak të gjendjes së saj.

“Po ka vdekur sot. Ka ardh tek ne por për shkak të gjendjes është dërguar në QKUK. Ka vdekur sot në mëngjes. I shprehi ngushëllime familjes së saj dhe të gjithë familjarëve që i kanë humbur të dashurit e tyre nga ky virus”, tha Ismajli.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit u shënuan 28 viktima nga koronavirusi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments