Në 58 vjeçare ka vdekur profesori i Universitetit të Prishtinës, Qani Kadiri.
Kadiri ka humbur jetë si pasojë e infektimit me koronavirus. Ai prej më shumë se një muaj po trajtohej në spital.
I ndjeri ka ligjëruar në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Prishtinë.
Për vdekjen e tij ka shkruar edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi i cili kishte pasur miqësi me të.
Latifi e ka cilësuar Kadirin si njeri të afërt e të urtë që gëzonte respektin e të gjithëve.