Dje në klinikën e QKUK-së ka vdekur një i burgosur i Dubravës, shkruan Express.
Policia njofton se ai ka qenë i shtrirë në QKUK për shkak të gjendjes shëndetësore.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Raporti i plotë:
QKUK Prishtinë 06.08.2022 – 17:21. Në klinikën e QKUK-së ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ka qenë në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe për shkak të gjendjes shëndetësore është shtrirë në QKUK, Prishtinë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.