Sunday, November 24, 2024
HomeBotaVdes në moshë të re nga kanceri ish-ministri britanik, James Brokenshire

Vdes në moshë të re nga kanceri ish-ministri britanik, James Brokenshire

Deputeti konservator britanik dhe ish-sekretari për Irlandën Veriore, James Brokenshire, ka vdekur në moshën 53-vjeçare, njoftoi familja e tij përmes një deklarate.

Ai kishte marrë pushim nga puna më herët këtë vit, pasi ishte duke vuajtur për herë të dytë nga kanceri në mushkëri, shkruan Independent.

“James vdiq paqësisht në spitalin Darrant Valley mbrëmë, me anëtarët e familjes pranë shtratit”, thuhet në deklaratën e familjarëve.

Familja njoftoi se James ishte në spital nga e diela, kur gjendja iu përkeqësua shpejt. Familjarët e falënderuan stafin mjekësor për kujdesin ndaj burrit tashmë të ndjerë.

Për vdekjen e ish-ministrit u deklarua shefi i opozitës britanike, Keir Starmer. “Ai luftoi me sëmundjen e vet me dinjitet e trimëri. Jam jashtëzakonisht i pikëlluar për vdekjen e tij dhe ua shpreh ngushëllimet bashkëshortes dhe fëmijëve të tij”, tha Starmer.

Baba i tre fëmijëve, Brokenshire fillimisht ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri më 2018, por pas marrjes së trajtimit të suksesshëm, ishte emëruar në Ministrinë e Punëve të Brendshme në shkurt të vitit të kaluar.

Sidoqoftë, ai u detyrua që të tërhiqej nga roli i tij në qeveri në janar të këtij viti, pasi mori vesh se kanceri i është rikthyer.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments