Ka ndërruar jetë 24 vjeçari i cili u plagos sonte në një prej poligoneve të shenjëtarisë së armës në Obiliq.
Kjo është konfirmuar nga mjeku kujdestar në QKUK, Naser Syla.
Ndryshe nga Policia e Kosovës pak më parë është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45 ndërsa i plagosuri ishte nisur për trajtim mjekësor.
Hetuesit policor veçse kanë filluar një hetim lidhur me rastin në fjalë.