Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeVdekja e Presidentit Nishani, Rama mesazh ngushëllimi: U prehtë në paqe!

Vdekja e Presidentit Nishani, Rama mesazh ngushëllimi: U prehtë në paqe!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani.

“U prehtë në paqe!Ngushëllime familjes”, ka shkruar ai.

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani ka vdekur sot. Pak ditë më parë ai u nis drejt Gjermanisë për të kuruar sëmundjen autoimune të mëlçisë, të cilën ia përkeqësoi COVID-19, por nuk ia doli të mbijetojë.

Nishani fillimisht mori ndihmën mjekësore në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ dhe pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, u dërgua në Gjermani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments