Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaVdekja e dy fëmijëve në Gjakovë, reagon Mimoza Kusari

Vdekja e dy fëmijëve në Gjakovë, reagon Mimoza Kusari

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj ngjarjes tragjike që ka ndodhur sot në Gjakovë, ku dy fëmijë vdiqën, si pasojë e zjarrit që kishte kapluar shtëpinë.

Lila-Kusari përmes një postimi në Facebook ka ngushëlluar familjen e viktimave.

“Në këtë ditë të rëndë për gjithë në Komunën e Gjakovës e në veçanti për familjen Sadrija, shprehë ngushëllimet e mia të sinqerta familjes Sadrija dhe gjithë banorëve të fshatit Ujz me rastin e humbjes së dy jetëve të reja.”

Ajo u ka bërë thirrje organeve kompetente të merren me rastin.

“Bëj thirrje që me këtë rast të merren të gjitha ekipet relevante dhe sa më parë të ndriqohen rrethanat që dërguan në rastin tragjik. Dy fëmijët e ndjerë u prehshin në paqe dhe qofshin viktimat e fundit të tragjedisë së kësaj natyre ”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndryshe, shpërthimi i zjarrit në një shtëpi në Ujz të Gjakovës ka lënë të vdekur dy fëmijë të moshës 10-13 vjeç, të gjinisë mashkullore, djem të axhës mes vete. Ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe tre familjarë të tjerë.

Policia ka konfirmuar për Gazetën Express se njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë shëndetësore, bëhet fjalë për prindin e njërit nga fëmijët e vdekur.

Hetimet po vijojnë për zbulimin e shkaqeve të zjarrit, teksa deri më tani nuk dihet asgjë për mënyrën se si ndodhi zjarri që la dy të vdekur e tre të lënduar.

Drejtori i Policisë Rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta, deklaroi për Express se një nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Përveç dy viktimave edhe 3 persona kanë pësuar lëndime trupore. Sipas informacioneve të lënduarit kanë pësuar vjellje dhe prerje nga xhamat dhe drunjtë që kanë rënë si pasojë e zjarrit. Të lënduarit janë familjarë të viktimave dhe personi që është në gjendje më të rëndë shëndetësore është prindi i njërit prej viktimave”, ka deklaruar Graishta.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments