Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaVazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës

Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës në Gjykatën Speciale në Hagë.

Seanca nis në orën 09:30 dhe pritet të përfundojë rreth orës 16:00, raporton Klan Kosova.

Sipas aktakuzës, Pjetër Shala ishte anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i stacionuar në Kukës, Shqipëri.

Ai akuzohet për krime të luftës të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme.

Krimet për të cilat akuzohet Shala dyshohet se u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej UÇK-së. Sipas aktakuzës, viktimat e këtyre krimeve ishin të gjithë shtetas të RFJ-së dhe persona të cilët nuk merrnin pjesë aktivisht në luftime.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments