Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës ka njoftuar se është duke vazhduar ende aksioni i kërkimit të trupit të shtetasit të Kosovës që ka rënë në lumin Buna.
Në këtë oeracion kërkimi bashkë me FSK-në janë edhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe kërkimet po vazhdojnë me qëllim të gjetjes së trupit.
“ 𝐕𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐧 𝐨𝐩𝐞𝐫𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐢 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐫𝐮𝐩𝐢𝐧 𝐞 𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐚𝐬𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐥𝐮𝐦𝐢𝐧 𝐁𝐮𝐧𝐚. Në bashkëpunim mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë, po vazhdon operacioni në lumin Buna në Republikën e Shqipërisë, me qëllim kërkimin dhe gjetjen e trupit të shtetasit të Kosovës i cili ka rënë aksidentalisht në lumin Buna”, thuhet në njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes.