Saturday, November 23, 2024
HomeBotaVazhdon mbyllja e Gjermanisë, Mynihu sapo mori një vendim

Vazhdon mbyllja e Gjermanisë, Mynihu sapo mori një vendim

Mynihu është bërë qyteti i parë i madh gjerman që e ka anuluar hapjen e tregut të Krishtlindjeve, që zakonisht vizitohet nga rreth tre milionë vizitorë. Vendimi është marrë pas rritjes rekorde të numrit të rasteve me koronavirus në Gjermani.

Të martën, kryetari i Mynihut, Dieter Reiter, tha se ky është lajm i hidhur për banorët dhe tregtarët e qytetit, por shtoi se do të ishte papërgjegjësi, nëse tregu do të hapej, shkruan AFP.

“Gjendja dramatike në spitalet tona dhe shifrat e infeksioneve që po rritën në mënyrë eksponenciale nuk më lënë tjetër zgjedhje: për fat të keq, tregu i Krishtlindjeve i Mynihut nuk mund të hapet këtë vit”, tha kryetari Reiter përmes një deklarate.

Shumë tregje gjermane të Krishtlindjeve ishin anuluar vitin e kaluar për shkak të pandemisë, por tregu i Mynihut është i pari në mesin e më të mëdhenjve që anulohet këtë vit. Hapja e tij ishte planifikuar për të hënën e ardhshme, më 22 nëntor.

Bavaria është njëra nga rajonet me shkallën më të lartë të infeksioneve në Gjermani gjatë valës së katërt të pandemisë. Numri mesatar javor i rasteve për 100.000 banorë ka shkuar të 554.2, sipas Institutit “Robert Koch”.

Gjermania hap rreth 2.500 tregje krishtlindjesh çdo vit. Këto tregje janë të popullarizuara dhe para pandemisë janë vizituar nga rreth 160 milionë vizitorë vendës e të huaj, që kanë sjellë të ardhura prej 3 deri 5 miliardë eurosh, sipas shoqatës së tregtarëve BSM.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments