Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaVazhdon hakmarrja e Albin Kurtit ndaj Dardan Molliqajt

Vazhdon hakmarrja e Albin Kurtit ndaj Dardan Molliqajt

Për Vetëvendosjen, lëvizjen e rritur në rrugë, dikur Policia që ndalte aktivistët opozitarë, ishte vegël e pushtetit. Pushtetit të PDK-së dhe Hashim Thacit. Tash, kur Albin Kurti është në pushtet, dikur krahu i tij i djathtë, Dardan Molliqaj, arrestohet dhunshëm për secilin aktivitet.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe aktivistë të tjerë të partisë së tij janë arrestuar, pasi penguan mbarvajtjen e konferencës së kryetarës së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova.

Dy nga aktivistët e PSD-së hyn në sallën e konferencës dhe e ndërpren atë, duke fishkëlluar. Të tjerët, e shkruan “non grata” në një veturë të Eulexit. Molliqaj gjatë arrestimit ishte gjakosur dhe policët po e shtypnin në rrugë atë dhe të tjerët, derisa po prangoseshin.

May be an image of 1 person, standing and outdoors
Fotografi nga arrestimi i sotëm

Protestat dhe kundërshtimi i Molliqajt ndaj veprimtarisë së Eulex-it dhe Tribunalit Special, ështe i njohur. Vecse, më moti e kundërshtonte këtë mision krahas shokëve të tij, që tash janë në pushtet, e njëri prej tyre bart postin e Kryeministrit.

Lëvizja Vetëvendosje, në udhëheqjen e së cilës për disa vite ishte Dardan Molliqaj bashkë me Albin Kurtin e Visar Ymerin, kishin rrotulluar vetura zyrtarë të Eulex-it.

Fotografi nga aksionet e LVV-së në vitin 2009

Kanë kaluar disa vite, janë ndrruar pushtete, e Molliqaj ka vazhduar traditën e protestimit me ngjyrë, në rrugë, me fishkëllima.

May be an image of 1 person
Zyrtarja e PSD-së, Teutë Rrusta

Por, pushteti i ri nuk është se po tregohet i butë me të gjitha këto metoda të njohura për ta.

Molliqaj me shokët e PSD-së është arrestuar vazhdimisht, disa herë dhunshëm nga Policia.

Dy muaj më parë, në korrik të vitit 2021, ish-zyrtari i lartë i Lëvizjës Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ishte arrestuar po aq dhunshëm. PSD-ja kishte organizuar një aksion ku kundërshtohej tiketa ngjitëse prej 5 eurosh, që ministria e Infrastrukturës e udhëhequr nga Liburn Aliu, kishte vendosur ta fuste në listën e detyrimeve për regjistrimin e veturave. Pas reagimeve, ministria u tërhoq nga ai vendim.

Pamjet e arrestimit të Krasniqit ishin dukur aq të dhunshëm, sa në Facebook, po cenzuroheshin, duke u klasifikuar si pamje të rënda.

Krasniqi, që tash është kritikues i madh i Qeverisë Kurti, më parë ishte arrestuar disa herë si pjesë e LVV-së.

LVV-ja arrestimet e Krasniqit, kur ishte me ta, i quante ‘përndjekje të aktivistëve’.

Arrestimi i Frashër Krasniqit, korrik 2021

Në korrik, pas aksionit, prokuroria kishte kërkuar që Molliqaj të mbahej në paraburgim. Për arrestimin, Krasniqi e akuzonte ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveclën.

“Pas dhunës së kryepolicit Xhelal Sveçla, prokuroria vendosë në paraburgim kryetarin e PSD-së Dardan Molliqaj. Kur ju doli afera e keqpërdorimit, tentuan të mbrohen duke gënjyer. Kur gënjeshtra u doli shpejt, dhunës i erdhi radha. Aktivistët u arrestuan brutalisht, për një aksion politik krejtësisht paqësor”, kishte shkruar Krasniqi në Facebook, pas arrestimeve dhe mbajtjes së Molliqajt në stacion.

Pas presionit publik dhe pas akuzave se pushteti po i bënte këto arrestime, reagoi Qeveria e Kosovës.

Qeveria njoftonte se janë suspenduar përgjegjësin e operacionit policor.

“Policia e Kosovës ka përgjegjësinë për ruajtjen e rendit, qetësinë publike dhe mbrojtjen e pronës, duke respektuar të drejtat e njeriut. Përgjegjësi për operacionin e policisë tashmë është suspenduar, kurse Inspektoriati Policor i Kosovës po vazhdon hetimet e mëtutjeshme lidhur me rastin. Në qeverisjen demokratike nuk ka vend për dhunë nga askush”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës”, thuhej në reagimin e Qeverisë.

Në dy vitet e fundit, PSD-ja, ka kryer edhe shumë aksione të tjera. Udhëheqja e re e PSD-së erdhi, pas ndarjes së LVV-së, në vitin 2018. Nga aty dolën zyrtarë të lartë, përfshirë Visar Ymerin, Aida Dërgutin, Dardan Molliqajn, Dardan Sejdiu e Shpend Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments