Numri i të arrestuarve lidhur me rastin e “tentim vrasjes” e cila ka ndodhur të shtunën rreth orës 13:00 në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë ka shkuar në katër, njofton Policia e Kosovës me anë të një komunikate.
Gjatë së shtunës si rezultat i një përleshje janë lënduar dy persona, njëri nga ta nga një mjet mprehtë.
Kjo është komunikata e plotë:
Arrinë në katër numri i personave të arrestuar për tentim vrasje
Informacion shtesë:
Prishtinë 5 mars 2023 -Njësiti i hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, sot i ka arrestuar edhe tre personave të dyshuar, të cilët kanë qenë të përfshirë në rastin tentim vrasje që ka ndodhur dje në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë.
Hetimi filletar dhe sqarimi i rrethanave rreth rastit, nga ana e hetuesve ka rezulltuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar :
R. I, mashkull, 19 vjeç dhe
G. H, mashkull, 19 vjeç.
Po ashtu masa e arrestit policor i është shqiptuat edhe njërit prej personave të lënduar:
A.V, mashkull, 19 vjeç,
i cili po vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK.
_______________________________________
Informacion shtesë:
Menjëherë pas raportimit të rastit nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të Përgjithshme, është identifikuar dhe arrestuar njëri nga personat e dyshuar.
I dyshuari:
D.B, mashkull 19 vjeç, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Aktualisht hetuesit janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të dyshuar për rastin i cili është cilësuar si Vrasje në tentativë.
____________________________________________
Me datën 04.03.2023 rreth orës 13:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i Diellit, në Prishtinë
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, njëri nga ta dyshohet të ketë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.