Policia ka arrestuar kosovarin V.A dhe ka sekuestruar dy biçikleta elektrike, të cilat po synonin të futeshin nga Serbia për në Kosovë të enjten.
Kështu është njoftuar në raportin 24-orësh të Policisë, teksa thuhet se mallrat për kontrabandim po barteshin nga një furgon i tipit Renault Trafik me targa të huaja.
“Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje në Kaçanik, konkretisht zyrtarët policor nga stacioni për mbikëqyrje kufitar në Muqivercë, me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të kontrabandës, më 24.03.2022, në ora 04:55, në fshatin Rogoqicë të Kamenicës, afër vijës kufitare me Serbinë, kanë arrit ta ndalin vozitësin e automjetit mashkull kosovar me iniciale (V.A,), i cili përmes rrugëve ilegale, me automjetin dhe mallrat tjerë, nga territori i Serbisë ka hyrë në territor të Republikës së Kosovës me qellim të kontrabandës së mallrave”, thuhet në njoftim.
“Mallrat e konrtrabanduara janë konfiskuar dhe dorëzuar doganës”, përfundon komunikata.