Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaVarroset mërgimtari i cili vdiq në një aksident trafiku në Zvicër

Varroset mërgimtari i cili vdiq në një aksident trafiku në Zvicër

Të enjten më 26 maj 2022 në orët e hershme të mëngjesit, në një aksident trafiku në Oberbuchsiten (SO) humbi jetën i riu me prejardhje nga Jasiqi, Komuna e Junikut, Gjelbrim Jasiqi.

Mijëra qytetarë, shqiptarë dhe zviceranë, me pikëllim të thellë dhe me lot në sy, ia dhanë lamtumirën e fundit të riut dje.

Të martën, më 31 maj 2022, në vendbanimin e vogël Roggwil (BE) ishin grumbulluar nga mijëra qytetarë, shqiptarë e zviceranë, të cilët kishin ardhur nga të katër anët e Zvicrës dhe nga Kosova për t’ia dhënë lamtumirën e fundit të riut Gj. Jasiqi i cili humbi jetën tragjikisht, në aksidentin që ndodhi më 26 maj 2022 në orët e hershme të mëngjesit, në Oberbuchsiten (SO), shkruan albinfo.ch.

Gj. ishte djali i vetëm i familjes së A. Jasiqit, i lindur më 20 dhjetor 1988 që prej kohësh jetonte me familje në shtetin e Zvicrës si shumë mërgimtarë tjerë. Ai ka lënë pas vetes prindërit, dy motra, bashkëshorten dhe djalin njëvjeçar.

I ati i Gj., A. Jasiqi, i cili dy ditë më parë në Bern i është nënshtruar një ndërhyrjeje në zemër, erdhi i shoqëruar nga personeli mjekësorë për t’ia dhënë lamtumirën e fundit të birit. Ai duke i falënderuar mijëra pjesëmarrësit në varrimin e Gj., apeloi për kujdes në trafik dhe u lut që kjo tragjedi të jetë e fundit që i ndodhë rinisë tonë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments