Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaVarianti “Delta Plus” i koronavirusit arrin në Kosovë: Konfirmohen 12 raste

Varianti “Delta Plus” i koronavirusit arrin në Kosovë: Konfirmohen 12 raste

Ministria e Shëndetësisë informon se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka pranuar rezultatet për mostrat e dërguara në dërgesën e pestë për sekuencionim përmes projektit ECDC në Eurofin Genomics, Gjermani.

 

IKSHPK planifikon që të hënën më 15.11.2021 të dërgojë mostrat e tjera pozitive me SARS-CoV-2 të mbledhura gjatë dy javëve të fundit, përmes të njëjtit projekt, me qëllim të mbikëqyrjes virologjike të varianteve të SARS-CoV-2 në qarkullim në Kosovë.

Situata me COVID-19 në Kosovë, sipas analizës së situatës epidemiologjike me COVID-19 paraqet rënie të numrit të rasteve për 19.11% krahasuar me dy javët e fundit. Gjithashtu edhe trendi i rasteve të vdekjeve të raportuara nga SHSKUK dhe spitalet që trajtojnë pacientët me COVID-19.

Ekipet e IKSHPK po hulumtojnë dhe gjurmojnë pandërprerë të gjitha burimet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve, detektimin e hershëm të rasteve dhe implikimet e mundshme në shëndetin e njeriut për variantin e ri Delta PLUS.

Pasi që janë detektuar 12 raste SARS CoV-2 varianti AY.4-like Delta Plus në Kosovë (20.33%), edhe-pse varianti Delta akoma është dominant (79.66%), ekziston rreziku i përhapjes së shpejtë të variantit të ri Delta Plus.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments