Rritja e SHBA-së u ngadalësua në tremujorin e tretë nga varianti Delta i COVID-19 dhe mungesat globale, ndërsa plani i shpenzimeve sociale të presidentit Biden, që supozohet të sigurojë prosperitet afatgjatë, pritet të zvogëlohet ndjeshëm.
Nga korriku në shtator, rritja e produktit të brendshëm bruto (PBB) qëndroi në 2 për qind, sipas një normë vjetore, raporton ATSh.
“Një rigjallërim i rasteve COVID-19 ka çuar në kufizime të reja dhe vonesa në rihapjen e ndërmarrjeve në rajone të caktuara të vendit”, detajoi Departamenti i Tregtisë në një deklaratë të lëshuar sot.
Ngadalësimi është edhe më i fortë nga sa pritej, pasi analistët e parashikonin në 2,4 për qind, kurse rritja është tri herë më e ulët se në tremujorin e dytë, kur u ngjit në 6,7 për qind.