Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaVarianti delta agresiv, OBSH paralajmëron: Rivendosni masat shtrënguese anti-COVID

Varianti delta agresiv, OBSH paralajmëron: Rivendosni masat shtrënguese anti-COVID

Në një kohë kur bota po përballet me një valë të re të COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka paralajmëruar shtetet me numër në rritje të rasteve të infektiveve që të marrin masa të reja shtrëngues për t’u mbrojtur.

“Veprimet e mëparshme mund të zbatohen, potencialisht duhet të ndërmerren më pak veprime,” deklaroi nga Gjeneva ekspertja e OBSh-së për Covid-19, Maria van Kerkhove.

Ajo vuri theksin te fakti se varianti delta, i cili po qarkullon aktualisht është forma më agresive e virusit që kemi parë deri më tani.

“Disa vende janë në një situatë të vështirë dhe duhet të zbatojnë masa “shumë të rrepta”, theksoi drejtori i urgjencave shëndetësore të OBSh-së, Mike Ryan.

Masat e cituara përfshijnë përdorimin e gjerë të maskave, hapësirën, ajrosjen e mirë të hapësirave të brendshme, shmangien e turmave në hapësira të mbyllura dhe punën nga shtëpia aty ku është e mundur.

Situata epidemiologjike në shumë vende, është përkeqësuar për shkak të shfaqjes së variantit delta dhe uljes së ritmit të procesit të vaksinimit. OBSH ka bërë shpesh thirrje për shpërndarjen e barabartë të tyre, në mënyrë që të arrihet imuniteti i tufës, por duket se qeveritë e vendeve të pasura nuk e kanë zbatuar atë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments