Gazetari Valon Syla ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve. Syla në një postim në “Facebook”, e ka quajtur kryeministrin Kurti, “klloshar” dhe “palaqo”
Më tutje, ai tha se Kosova nuk ka përfituar nga marrëveshja e arritur në Bruksel teksa shtoi se nga veriu është tërhequr Republika e Kosovës.
Postimi i plotë:
Bishti nër shalë… tabelat në një dorë, stikersat me erë banane në tjetrën.. këmbët e lehta, faqja bardhë. Dorëzim dhe nënçmim i shtetit para Serbisë
Të ftuarit e marrëveshjes në Bruksel:
1. Lajcak ka edhe 6 muaj punë. 25 mijë euro ne muaj. x6= 150 mije te buta…
2. Bini, Bisla & Vucic e Rakic tendecë me ruajtë qeverinë në Beograd dhe Prishtinë tu i rrejtë cyber xhematin e facebookut se fituam dhe se stikersat ‘naljepnicat’ janë interes nacional.
4. UNMIK gjeti arsye me vazhdu mi marrë rrogat poashtu, ku punojnë gjysa e shërbimeve intelegjente të miqve të Serbisë.
5. Të tjeret, ‘të trashtë e. Syles’ në katror.
6. Serbia i merr hekurudhat e autostradat Nish-Prishtinë, na i fitojmë naljepnicat mbi tabelat serbe.