Sunday, November 24, 2024
HomeBotaValë e njëpasnjëshme e COVID-it: Izraeli përgaditet për dozën e katërt

Valë e njëpasnjëshme e COVID-it: Izraeli përgaditet për dozën e katërt

“Meqenëse virusi është këtu dhe do të vazhdojë të jetë këtu, ne do të duhet të përgatitemi për një dozë të katërt. Ne po përjetojmë valë të njëpasnjëshme të koronës”, ka thënë Salman Zarka, kreu i Komisionit Covid të Izraelit.

Doza e katërt e vaksinës anti-COVID në Izrael është afër, me komunitetin mjekësor të vendit që po lufton me mutacione të reja të virusit.

Izraeli po përballet me një valë të katërt të rasteve me COVID-19 pavarësisht një programi të suksesshëm të vaksinimit.

Zyrtari izraelit i deleguar për tu marrë me pandeminë e koronavirusit, Selman Zarka, shtoi se tani, qytetarët duhet të kuptojnë se ata do të vaksinohen më shpesh kundër virusit – “çdo pesë deri në gjashtë muaj”.

“Izraeli pritet të sigurojë vaksina që janë zhvilluar posaçërisht për të trajtuar mutacione të ndryshme të koronavirusit deri në fund të vitit 2021 ose në fillim të vitit 2022”.

“Meqenëse virusi është këtu dhe do të vazhdojë të jetë këtu, ne do të duhet të përgatitemi për një dozë të katërt. Kjo do të jetë jeta jonë tani e tutje, ne do të përjetojmë valë të njëpasnjëshme të koronës”, u shpreh ai.

Në një intervistë për Israel Times në gusht, Tsiodras i Izraelit tha se qytetarët duhet të jenë gati të vaksinohen përsëri kundër COVID-19 në mënyrë që të përballen me mutacionet e reja.

Izraeli po vendos një rekord të ri për Covid-19, me një valë të katërt që po godet vendin, por vaksina po i mbrojnë njerëzit nga sëmundjet serioze.

Statistikat e përpiluara nga ekipi kërkimor i Universitetit të Oksfordit tregojnë se të mërkurën e kaluar në Izrael u regjistruan 1.892 raste të reja pozitive – pothuajse 0.2% e popullsisë së përgjithshme – në një ditë.

Në Izrael, 2.5 milionë njerëz kanë marrë tashmë dozën e tretë.

Deri më tani, nga 9.3 milionë izraelitë, 5.5 milionë janë vaksinuar plotësisht dhe 2.5 milionë të tjerë kanë marrë tashmë një dozë të tretë, përforcuese të vaksinës Pfizer.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments