Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka është infektuar me virusin Covid-19.
Bota Sot E Re merr vesh se e njëjta nuk do ta udhëheq mbledhjen e sotme të KQZ-së, për shkak se është prekur me koronavirus.
Në ndërkohë KQZ-ja pritet që të mbaj sot mbledhjen e radhës e ku pritet zëvendësimi i Vjosa Osmanit.
Vendin e Osmanit në Kuvendit e Kosovës pritet ta zë deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Halil Thaçi i cili në zgjedhjet e 14 shkurtrit ka arritur të sigurojë 5 mijë e 921 vota.