Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, i ka dërguar kërkesë Avokatit të Popullit për ta shqyrtuar shkarkimin nga Presidentja Vjosa Osmani
Daka beson që pas gjashtë muajve kjo çështje do të procedohet në Gjykatën Kushtetuese.
“Ashtu siç e kam paralajmërua e kam dorëzuar ankesën time, shpresoj që në kuadër të kompetencave do ta shfrytëzojë të drejtën e tij. Avokati i Popullit është institucion i pavarur dhe në momentin kur i kërkohet që ta dërgojë këtë kërkesë. Unë konsideroj që pas këtyre raporteve që kanë dalë nga BE-ja edhe Avokati i Popullit ka bazë ligjore që kërkesën ë time ta shqyrtojë në Gjykatën Kushtetuese”, ka deklaruar Daka.
Ajo tha se deri tani ka pritur se kjo çështje do të ngritet nga deputetët e Kuvendit.
“Kam prit, pasi kam konsiderua që deputetët do t’i mbledhin nënshkrimet dhe do ta kërkojnë vlerësimin e kushtueshmërisë, por deputetët nuk kanë pasë shumë gatishmëri. Por edhe për shkak të zgjedhjeve nuk kam dashur që askush të mos e përdor për çështje politike. Nuk jam ankuar në gjykata tjera pasi konsideroj që nuk ka mundësi që të vlerësohet vendimi i presidentit, kjo mund të bëhet nga Gjykata Kushtetuese”, ka deklaruar Daka.
“Është për të ardhur keq që një juriste dhe e para e shteti të thotë që unë kam ndërhy në vendimet në PZAP-së, në qoftë se presidentja ka dijeni për ndonjë ndërhyrje të paligjshme është dashur të bëjë kallëzim penal, e jo të më shkarkojë”, ka deklaruar Daka.