Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e cila ka qenë në krye të këtij institucioni për disa zgjedhje rresht, ka folur për organizimin e zgjedhjeve të sotme lokale.
Daka e ka vlerësuar si të mirë procesin zgjedhor, që për herë të parë nuk organizohet nga ajo.
Në lidhje me atë nëse do të bënte diçka më ndryshe në këto zgjedhje po të ishte ende në krye të KQZ-së, Daka tha se nuk po sheh ndonjë ndryshim nga organizimi i zgjedhjeve paraprake, kur ishte në krye të KQZ-së.
“Unë nuk e di çka kanë bërë ata, por kjo që po e shoh unë është mënyra e njëjtë qysh janë organizuar kur isha edhe unë, pra është vetëm një vazhdim i asaj, nuk shoh ndonjë ndryshim”, tha më tej Daka.