Letonia ka njoftuar një bllokim një mujor të Covid-19 pas një rritjeje të paparë të infeksioneve, duke u bërë vendi i parë në Evropë që rivendos kufizimet e gjera mes një valë të re të rasteve në të gjithë kontinentin.
Vendi baltik është një prej vendeve me shifrat më të larta të rasteve të reja me Covid-19 në raport me popullsinë në botë, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
“Sistemi ynë shëndetësor është në rrezik … E vetmja rrugëdalje nga kjo krizë është të vaksinohemi,” tha kryeministri, Kršjānis Kariņš, të hënën në mbrëmje në një mbledhje urgjente të qeverisë.
Ai tha se shkalla e ulët e vaksinimit të vendit ishte fajtori për rritjen e shtrimeve në spitale.
Vetëm 57% e 1.9 milion letonezëve janë vaksinuar plotësisht, shumë më poshtë mesatares së BE -së prej 74%.
“Unë duhet t’i kërkoj falje të vaksinuarve ,” tha Kariņš, duke shtuar se vetëm prodhimi thelbësor, ndërtimi dhe punët kritike do të lejoheshin të vazhdonin normalisht.
Javën e kaluar, presidenti Letonez, Egils Levits, rezultoi pozitiv me koronavirus, duke e detyruar presidentin e Finlandës, Sauli Niinistö, i cili ishte takuar me Levits një ditë më parë, të izolohej.