Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, ka deklaruar se deri më tani janë vaksinuar 77 përqind e mësimdhënësve.
Deri më tani janë vaksinuar 77 përqind e mësimdhënësve.
Pupovci ka bërë të ditur se kanë bërë rishikimin e udhëzuesve për mbarëvajtjen e procesit mësimor në pandemi dhe të njëjtit do të shpërndahen nëpër shkolla.
Ai tha se si MASHTI i kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor.
“Tani më e kemi shikuar edhe udhëzuesin për mësim në pandemi dhe versioni i ri do të jetë në dispozicion të shkollave. Përsëri janë ata skenarët A, B, C dhe është shtuar skenari i rikthimit me prezencë fizike të plotë në shkolla”, tha ai.
“Shkalla e vaksinimit është 77 përqind, që është 5 përqind më e lartë nga java e kaluar”, tha ai.
Zëvendësministri bëri të ditur se ka nisur edhe shpërndarja e teksteve shkollore.
“Sa i përket teksteve shkollore ka përfunduar dhe do të përfundojë me kohë. Mësimdhënësit tani më e kanë vërë përzgjedhjen e teksteve alternative dhe në bazë të tyre po bëhet shpërndarja e tyre”, tha ai.