Sipas kësaj ndarje, tani caktimi i terminit është i mundshëm për zyrtarët publik, ata të Agjencionit të Aviacionit, Agjencia Shtetërore e Navigimit Ajror, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, zyrtarët doganorë, gazetarët dhe gastronomia.
Po ashtu, vazhdon caktimi i termineve edhe për kategoritë që më herët janë përfshirë në vaksinim kundër COVID-19.
Njoftimi i plotë:
Të nderuara media dhe qytetarë,
Caktimi i terminit për marrje të vaksinës kundër COVID-19 përmes platformës eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/) nga sot është i mundur edhe për:
- Zyrtarët publikë-dëshmia përmes ID;
- Zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit –dëshmia me ID;
- Agjencia Shtetërore e Navigimit Ajror-Dëshmia me ID;
- Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”-dëshmia me ID;
- Zyrtarët doganorë-dëshmia me ID;
- Gazetarët-dëshmia që i përkasin kësaj kategorie;
- Gastronomia-dëshmi kontrata e punës
Ndërkohë, vazhdon caktimi i termineve edhe për kategoritë që më herët janë përfshirë në vaksinim kundër COVID-19 si:
Qytetarët mbi moshën 55 vjeçare;
Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe;
Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit;
Qytetarët të cilëve u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).
Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.