Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaVaksinat askund, por Kurti thotë se s’ndalet pa e vaksinuar 60% të...

Vaksinat askund, por Kurti thotë se s’ndalet pa e vaksinuar 60% të popullsisë

Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ka ngecur me sigurimin e vaksinave dhe procesin e vaksinimit të popullatës për mbrojtje nga virusit Sars-COV-2.

Institucionet shëndetësore kosovare deri tani kanë arritur të sigurojnë afro 30 (24 mijë nga programi COVAX dhe afro 5 mijë vaksina nga BE), ndërkohë janë vaksinuar rreth 23 mijë persona (sipas njoftimit te fundit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë). Përkthyer në përqindje në krahasim me numrin e popullsisë, i bie vetëm 1.27 % të popullsisë.

Derisa në Shqipëri janë vaksinuar mbi gjysmë milioni, në Mal të Zi janë vaksinuar afro 50 mijë qytetarë, ndërkohë dy doza të vaksinës i kanë marrë rreth 25 mijë qytetarë.

E pavarësisht kësaj ecurie të dobët me vaksinimin, kryeministri Kurti përmend vaksinimin e 60 % të popullsisë si synim të Qeverisë së tij. Këtë deklaratë Kurti e ka thënë sot pas takimit që ka pasur me Komisionarin për Zgjerim të BE’së, Oliver Varhelyi.

“Kryeministri Kurti theksoi se sot po rifillohet procesi i vaksinimit me qëllim që të mos ndalemi dhe të vazhdojmë deri sa të arrijmë objektivin tonë për vaksinimin e 60 për qind të popullsisë”, thuhet në komunikatën e dërguar nga zyra e kryeministrit.

Kurti kishte theksuar se është duke punuar “ditë e natë” për të siguruar vaksinat.

Kosova si shtet s’ka arritur që të blejë asnjë dozë vaksine, derisa ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me kompaninë Pfizer, me të cilën ishte duke u negociuar blerja e vaksinave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments